Berisha: Sulmet e Ramës ndaj universiteteve si të Enver Hoxhës

19 Tetor 2022 | 13:41

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në mbledhjen e Grupit Parlamentar tha se sulmet e Ramës ndaj universiteteve sikur t’i kishte thënë Enver Hoxha.

“Kush është ky që u tregon vetingun këtyre? Ai është kreu i një organizate më kriminale në Europë, që thotë se firmos fap e fap, që firmos qindra milionë dollarë, në një kohë kur entet e specializuara të shtetit i thonë se nuk mund të firmosen, se janë në kundërshtim flagrant me ligjin. Por ligji i xhepit prevalon mbi çdo ligj. Ka fytyrë të kërkojë veting të pedagogëve ky që parkun rreth shtëpie e kam blerë me 2 dollarë. A u kujtohet ju pse e kanë akuzuar Adriatik Llallën? Sepse ka bërë rivlerësimin e pasurisë sipas ligjit. Kurse ky e ka parkun në zonë të ndaluar, të mbrojtur. Ky që u kërkon vetingun dhe ua përmend vetingun si hanxhar. Ky ka një saraj dhe flet për pastërti figure. Njëherë zonja thotë se u bënë me paratë e Kurbanit, ky del e thotë se u bënë me paratë e emigracionit. Kërkojani një faturë për paratë e emigracionit me të cilat ndërtoi vilën. Nuk ka asnjë faturë të vetme. Thotë ka 3800 dojçmarka, ndërkohë që sarajet ishin ngritur komplet. Ky kërcënon pedagogët, kërcënon me mbyllje universitetet e Vlorës, Gjirokastrës. Ka dërguar hordhitë tatimore për të bërë presione nga më të paligjshmet. Dhe kulmon kur thotë se do marr studentë nga jashtë. Dhe këta shqiptarët nuk i lejoj. Sepse i urren. Ky do të krijojë elitën e patronazhistëve. Enver Hoxha, gjëja e parë që bëri ishte dekapitimi i elitës”, u shpreh Berisha.

Kryedemokrati nënvizoi se kryeministri Rama me një urrejtje të papërshkruar ndaj pedagogëve i privoi nga procesi i gradimeve shkencore.

“Me një të rënë të lapsit, me një urrejtje të papërshkruar ndaj pedagogëve, ata u privuan nga ky funksion jetik për zhvillimin, përparimin, lartësimin, konsolidimin e tyre si elitë kombëtare. Këtë e pësuan një lloj, demokratë, socialistë, të paparti, çfarë ishin pedagogë. E kemi ngritur dhjetëra herë në parlament një gjë të tillë. Institucioni i vetëm që vazhdonte doktoratura ishte institucioni që kishte dorëzuar një mega-ryshfet në qeveri. Pra një institucion privat. Institucionet publike nuk lejoheshin nga ministria që të udhëheqin doktoratura. Mirëpo qytetarët shqiptarë duhet ta dinë se doktoraturat janë elementi më thelbësor i kërkimit shkencor. Ai që e kryen dhe ai që e udhëheq, arrijnë të japin një produkt, herë-herë edhe themelor dhe origjinal për shkencën, pavarësisht se jemi në Shqipëri. Kjo ka ndodhur edhe në vitet e diktaturës, jo më sot”, tha ai më tej.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026