Berisha sulmon Benet Becin: Bëri gabimin më fatal që kandidoi, shpirti i tij e di

4 Maj 2023 | 07:53

“Ka bërë gabimin e jetës së tij”, kështu e ka cilësuar Sali Berisha kandidimin e Benet Becit në bashkinë e Shkodrës për Partinë Socialiste.

ish-kryeministri Berisha i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania tha se vetëm shpirti i Benet Becit e di se  pse po kandidon, por sipas Berishës, ai nuk e ka përmendur emrin e Shkodrës  asnjëherë në dy vite që qëndroi në parlament.

“Për Benetin, ka bërë gabimin fatal të jetës së tij që kandidon për Ramën, Beneti, shpirti i tij e di se pse kandidoi, por dy vite që qëndroi në parlament, fjalën Shkodër nuk e shqiptoi ndonjëherë. Dhe ai është Shkodran. Shkodra është njhë rreth krejtësisht i diskriminuar”,-tha ish-kryeministri Sali Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026