Berisha “sulmon” Gonzaton, Balla: Do depozitojmë kërkesë pranë Komisionit të Etikës

6 Nëntor 2025 | 11:11

Kryetari i Grupit Parlamentar Të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend ka reaguar lidhur me deklaratat e kryedemokratit, Sali Berisha ndaj ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato. Balla u shpreh se Berisha sulmoi ambasadorin ndërsa theksoi se do të depozitojnë kërkesë pranë Komisionit të Etikës që ai të japë shpjegime.

Berisha para se të futej në Kuvend komentoi projektligjin e Barazisë Gjinore. Ai iu drejtua Gonzatos duke i thënë se i respektojnë orientimet seksuale. Berisha shtoi se ambasadori është binar dhe se nuk merret me jetën e tij personale.

Replikat:

Berisha: Ambasadorit të BE i them kaq, zotëri ne absolutisht ne respektojmë orientimin seksual te gjithsecilit, por përpjekjet tua për t’i imponuar shoqërisë shqiptare standarde te përkatësisë se shumëfishtë gjinore, te gjinisë në diversitet të gjerë, përveç asaj binare, dhe i them këtu, edhe ne statusin tënd je binar.

Nuk merremi ne me trajtimin, ka fëmije, ka pasur grua, ka marre vendimet e tij më pas, siç e ka shpjeguar, se nuk dua te merrem me jetën e tij personale fare. Kështu qe ligji nuk ka asgjë të përbashkët. Le t’u thotë shqiptarëve se cila direktivë e BE bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore. Të dalë, ta nxjerrë aty.

Balla: E dënoj ashpër sulmin qe sapo ndodhi në këtë foltore kundrejt ambasadorit te BE-së në Shqipëri. Ky sulm i përsëritur nga u njëjti individ, prej 35 vitesh kundër ambasadoreve të Shteteve te Bashkuara të Amerikës, kundër ambasadorëve të tjerë të vendeve mike dhe ambasadorit të BE-së këtu.

Bie ndesh me parimet e Konventës së Vjenës, dhe interesin kombëtar të Shqipërisë sonë se BE mbetët partneri ynë më i rëndësishëm dhe se Shqipëria brenda viti 20230 do jetë pjesë e bashkimit Evropian pavarësisht orientimit tuaj aspak në favor të kësaj aspirate historike për ta parë vendin pjesë të Bashkimit Evropian

Sa i përket këtij sulmi sot, zoti kryetar i Kuvendi ne do të depozitojmë pranë komisionit të etikës të kuvendit të Shqipërisë qe deputeti në fjalë të japë shpjegime por edhe Kuvendi të ndalë sulmet”, tha Balla.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit

Pesë muaj pas zhdukjes së Nancy Guthrie, një 84-vjeçare nga Arizona, janë zbuluar detaje të reja rreth dy mesazheve që dyshohet se u dërguan nga...
16:16 | 24/06/2026

Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)

Vila e famshme Certosa në Sardenjë, rezidenca luksoze që i përkiste ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, i është shitur familjes mbretërore të Katarit, dinastisë Al Thani,...
15:37 | 24/06/2026

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026