Berisha: Të rrisim ndjeshmërinë ndaj kancerit të gjirit
Sali Berisha ka mbajtur një aktivitet në kuadër të tetorit rozë, në mbështetje të vajzave dhe grave që përballen me kancerin e gjirit.
Ai ka bërë thirrje për rritjen e ndërgjegjësimit për këtë sëmundje, ndërsa e cilësoi këtë të fundit një armik të egër që merr çdo ditë në mënyrën më të pamerituar jetët e grave në çdo moshë.
“Kanceri është një armik i egër i njeriut, siç është sëmundja në tërësi, ndaj duhet luftuar, duhet ruajtur vetëdija e madhe konstante e përditshme kundër tij. Nga format e përhapura jo pak, është kanceri i gjirit, por ky lloj kanceri ka një raport të veçantë me kapjen, zbulimin e tij të hershëm. Dhe nëse ne rritim vetëdijen e vajzave, grave për rëndësinë e jashtëzakonshme për kapjen e hershme, ne shkojmë në kufijtë e shërimit, të fitores mbi të, e shpëtimit të jetës.
Fatkeqësisht procedurat e shoshitjes, të cilat duhet të ishin ndër më rutinoret nuk janë, ndaj mbeten format e kontrollit vetjak të vazhdueshëm me gjakftohtësi, me vëmendje në mënyrë që çdo ndryshim i dyshimtë të kapet në kohën më të parë,” – u shpreh Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë