Berisha tregon emrin e propozuar nga socialistët për presidente

22 Prill 2022 | 12:26

Ish-kryeministri Sali Berisha zbulon emrin e propozuar nga socialistët për presidente dhe sipas tij është Vali Bizhga.

“Edi Rama për të zgjedhur presidentin e Republikës ka zgjedhur procedurat më mafioze të emrave në zarfe sekrete. Nuk kemi dëgjuar asnjë emër ju? Po t’u pyesin unë ju se cili ka dalë nga zarfet sekretë është emri më i përfolur? Ua them unë, sipas statistikave të Edi Ramës dy të tretat e sekreteve i kanë shkuar Vali Bizhgës. Ndërkohë që emri i saj nuk figuron në asnjë zarf”, u shpreh Berisha gjatë një konference për mediat të premten.

Ai nënvizoi se qëllimi i Ramës që të gjejë një person që të jetë i gatshëm për t’u larguar kur Rama të dojë të bëhet vetë President.

“Dua jua them javës tjetër emrin. E solla këtë moment për të theksuar se sa qesharak e bëri Edi Rama një proces kushtetues. Po kërkohet kandidati që në prag të disfatës së tij elektorale të japë dorëheqjen që pastaj të bëhet Edi Rama. I them se kjo nuk do të bëhet kurrë, mendon vetëm për vete që të gjejë shpëtim”, tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026