Berisha uron 8 Marsin nga Shkodra, u dhuron trëndafila grave e këndon ‘Lulebore’

8 Mars 2023 | 14:57

Me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ish-kryeministri Sali Berisha,  ka zhvilluar një bashkëbisedim me gra dhe vajza të qarkut Shkodër.

Berisha e cilësoi vendimtar rolin e grave dhe ish të përndjekurve në përmbysjen e regjimit dhe nisjen e proceseve demokratike në Shqipëri, teksa theksoi se shqiptarët me votë të lirë do të mbrojnë pluralizmin.

Berisha tha se martirja e parë në Shkodër është nëna që u muros në kalanë e Rozafës.

Për ish-kryeministrin, Shkodra në dekada do mbetet simbol i qëndresës për dinjitet, ndërkohë që theksoi se qeveria Rama prej 10 vitesh e ka izoluar metropolin verior në aspektin e investimeve.

Në përfundim të takimit, kryedemokrati vendosi tu dhuronte trëndafila të bardhë zonjave shkodranë, teksa së bashku kënduan këngën “Lulebore”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person

Një konflikt i nisur ka përfunduar me plagosjen me thikë të një personi brenda ambienteve poliklinikes se Shkodres. Sipas të dhënave paraprake, debati mes personave...
12:51 | 16/07/2026

Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit

Një biznes në qendër të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në...
12:47 | 16/07/2026

Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”

Prokuroria e Tiranës ka zgjatur me tre muaj afatet hetimore për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Vendimi është marrë pasi, sipas organit të akuzës, nevojiten...
12:40 | 16/07/2026