Berisha uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje të tjera të na gjejnë më mirë

25 Dhjetor 2022 | 10:45

Kryetari i PD Sali Berisha ka uruar besimtarët e krishterë për Krishtlindje.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Berisha shkruan se këtë ditë lind shpresa, besimi tek e mira e tek e ardhmja.

“Të dashur qytetare dhe qytetarë, demokrate dhe demokratë. Sot këtë ditë të shenjtë, ditë të bekuar, urojmë të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë, në Shqipëri dhe kudo që ndodhen, Gëzuar Krishtlindjet!

Gëzuar këtë ditë në të cilën lindi Hyji dhe burri që ndikoi më shumë se kushdo tjetër në historinë e qytetërimit perëndimor. Këtë ditë lind shpresa, lind besimi i pakufijshëm tek e mira, tek e ardhmja. Le të urojmë të gjithë së bashku nga zemra që Krishtlindje të tjera të na gjejnë shumë më mirë, ashtu siç duam vetë dhe ashtu siç do shoqëria e kombi shqiptar. Gëzuar! “- shkruan Berisha.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026

Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të premte në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Ministrja Ibrahimaj prezantoi...
12:50 | 17/07/2026

Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja

Seanca për dosjen “Sterilizimi” është shtyrë për në datë 11 shtator. Burime bëjnë me dije se në procesin gjyqësor edhe gjykata nuk ka qenë gati...
11:16 | 17/07/2026