‘Beteja’ finale Kosovë-Serbi, tensionet nuk e favorizojnë Kosovën
Muhamet Hajrullah, kryeredaktor i gazetës Telegraf tha në një intervistë për Euronews Albania se tensioni i krijuar në Veri nuk është në favor të Kosovës.
Hajrullah u shpreh se kjo situatë e dëmton imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtarë dhe në synimet e saj për liberalizimin e vizave apo anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
“Kjo situatë nuk i ndihmon as imazhit të brendshëm pasi vëmendja është e përqendruar në Veri. Pritet një shtim i presionit ndaj qeverisë për asosacionin e komunave serbe. Ajo që nuk duhet ta bëjë Kosova është krijimi i një modeli të republika Srpska në Kosovë. Një autonomi që do të rrezikojë sovranitetin e saj, një model i tillë do ishte i dëmshëm për Kosovën. Por marrëveshja për asosacionin është marrëveshje e nënshkruar dhe Kosova ka marrë zotimin e saj, pritet cila do të jetë lëvizja e Kurtit”, tha Hajrullah.
LEXONI GJITHASHTU:
- Protestë në mbështetje të Kosovës para ambasadës serbe në Tiranë
- Policia: Grupet kriminale vendosën edhe dy barrikada gjatë natës në veri
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat
- 12:53 Peleshi kërkon të kalohet në rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren. Pesë minuta pushim
- 12:45 Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë
- 12:44 Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev