“Beteja” me ‘monedhën 2’, BQK tërheq nga tregu 2,5 milionë monedha të falsifikuara
Përgjatë 16 muajve të fundit në Kosovë kanë qarkulluar monedha 2 euroshe të falsifikuara. Gjatë muajve të fundit të vitit të kaluar dhe 4 muajve të parë të 2024-ës janë tërhequr nga qarkullimi rreth 2.5 milionë copë monedha prej 2 eurosh.
Së fundmi Banka Qëndrore e Kosovës ka njoftuar masat e marra për luftimin e këtij fenomeni. Rreth 54,000 copë monedha në vlerën e 2 eurove janë zbuluar nga autoritetet policore kosovare të cilët i kanë tërhequr nga qarkullimi për të penguar hyrjen në sistemin financiar.
Njëkohësisht ekonomia është furnizuar me 7.4 milion njësi monedhe të reja, si dhe 5.82 milion njësi në versjon kartmonedhë plotësisht të reja. Shuma e injektuar është prej 261.6 milionë euro.
Më herët gjatë vitit, BQK nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare njoftoi hartimin e një manuali mbi veçoritë teknike dhe tiparet e sigurisë së kartmonedhave dhe monedhave Euro për të parandaluar mashtrimet.
Ndërkohë fenomeni ka bërë që shumë biznese dhe tregtar të refuzojnë pagesat me monedhën për shkak të përhapjes në masë të valutave të falsifikuara.
Sëbashku me monedhën, institucioni financiar ka tërhequr edhe një sasi të konsiderueshme kartmonedhe në vlerën e 500 eurove, rreth 266 mijë copë, ose 133 milionë euro.
Që nga viti 2029, monedha nuk është emetuar më nga Banka Qëndrore Evropiane, për të reduktuar përdorimin e saj në transferta shumash të mëdha të pagjurmueshme të cilat, sipas hetimeve, lidheshin me organizata dhe aktivitete kriminale.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë