Beteja në KQZ për përjashtimin e 3 kandidatëve për kryebashkiakë

10 Prill 2023 | 09:58

Në KQZ pritet të nisë beteja për përjashtimin e 3 kandidatëve për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Për shkak se pretendojnë se preken nga dekriminalizimi, opozita kërkon çregjistrimin e kandidatëve të PS për Kuçovën e Mallakastrën, ndërsa PS kandidatin e Berishës për Shijakun, Rezeart Tusha.

Kryebashkiaku aktual socialist i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, njëherësh kandidat për një tjetër mandat në krye të bashkisë u vu në shënjestër të opozitës së Ilir Metës dhe Sali Berishës.

Ata pretendojnë se Hajdari është dënuar në Greqi, fakt që nuk e ka deklaruar në Formularin e Dekriminalizimit e për këtë arsye kërkojnë t’i ndalohet kandidimi.

Një tjetër kryebashkiak socialist u vu në shënjestër të demokratëve, këtë herë të logos zyrtare, që akuzat për kreun e Bashkisë së Mallakastrës i kanë të përsëritura.

Dënimi me 40 ditë orë punë publike, pasi nuk kishte deklaruar një dënim në Greqi për rrahje, për të cilin Qerim Ismailaj kishte deklaruar se nuk ishte në dijeni, për Partinë Demokratike duhej të ndalonte rikandidimin e tij.

Partia socialiste kërkon që kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Shijakun, Rezeart Tusha të mos i lejohet kandidimi.

Tusha në formularin e dekriminalizimit ka deklaruar se është dëbuar nga Zvicra për shkak të shkeljes së lejeqëndrimit, por PS pretendon se dëbimi i tij lidhet me një dënim për posedim të lëndëve narkotike.

Kjo çështje nuk është një histori e mbyllur as për Prokurorinë e Përgjithshme, e cila thotë se verifikimet vijojnë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të nisë këtë javë shqyrtimin e 3 kërkesave për të 3 kandidatët e shenjestruar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026