Betonierët lëvizin lirshëm në Tiranë një muaj pas urdhrit të Bashkisë
Ka kaluar një muaj që prej vendimit të Bashkisë së Tiranës për ndalimin e qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë në rrugët e kryeqytetit, por ky vëzhgim tregon se urdhri nuk zbatohet.
Sipas vendimit betonierët dhe autopompat nuk duhet të lëvizin brenda Unazës se Vogël dhe të Mesme të Tiranës prej orës 7:00-20:00, por çfarë ndodh gjatë këtij orari?
Në mes të ditës ky mjet i tonazhit të rëndë del nga ky kantier ndërtimi pranë stadiumit “Air Albania”.
I pa shqetësuar nga ndonjë patrullë policie drejtuesi i këtij mjeti vijon rrugën dhe hyn në unazë.
Në një tjetër zonë kamera jone ka fiksuar këtë betoniere që lëviz lirshëm ne mes të ditës në rrugën “Jordan Misja”.
Këtë pamje e ndesh edhe në rrugë të tjera të Tiranës, ndërsa qytetarë të shumtë e kanë përcjellë këtë shqetësim ne redaksinë tonë duke dërguar foto të mjeteve që thyejnë vendimin e bashkisë.
Vendimi që nga bashkia u prezantua si i vështirë por i domosdoshëm për të shmangur trafikun në Tirane duket se nuk zbatohet për të gjithë njësoj, ose zbatohet në mënyrë preferenciale.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës