Biberaj: Alibeaj nuk është peng i Ramës

3 Tetor 2022 | 16:52

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj thotë se Enkelejd Alibeaj nuk është peng i kryeministrit Edi Rama, sikurse ka deklaruar më parë kryedemokrati Sali Berisha.

Në një intervistë për Euronews Albania, Biberaj u shpreh se Alibeaj është produkt i Partisë Demokratike, karriera e të cilit është promovuar nga vetë Berisha.

“Nuk do ta pëlqeja që ta besoja dhe nuk besoj se puna ka shkuar aq keq. Zoti Alibeaj është një produkt i Partisë Demokratike, vjen nga shtresa e të persekutuarve. Nuk do shkoja kaq larg. Përderisa po flasim me emër konkret, karrierën zotit Alibeaj, ia ka promovuar Sali Berisha.

Zoti Alibeaj ka ardhur në qeverisje në vitin 2005, ka drejtuar Njësinë Anti-Korrupsion, më pas është bërë ministër i Drejtësisë. Mendoj se zoti Alibeaj, edhe në raportet personale me zotin Berisha duhet të ishte më i kujdesshëm”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale

Të enjten, më 23 korrik, ishte lajmëruar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite edhe prezantimin e raporteve të...
17:41 | 21/07/2026

Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet

Kryeministri Edi Rama është rikthyer te aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, gjatë një takimi me banorët e zonës këtë të martë,...
16:35 | 21/07/2026