Bido sqaron pse Greqia e ka të pamundur të vendosë veto: Autogol, nuk ka aleatë
Ardit Bido, drejtor i Arkivave të Shqipërisë është shprehur se nuk e beson që Greqia do të vendosë veto ndaj vendit tonë, pasi për të do të ishte një autogolë.
I ftuar në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, ai theksoi se nëse Greqia do të vendoste veto ndaj Shqipërisë do të mbetej e vetme, gjë të cilën nuk e bën.
“Unë që ditën e parë që ka dalë si lajm, unë nuk e besoj dhe më duket shumë e habitshme sikur Greqia të vendoste veton në këtë moment. Kjo sepse Greqia është një shtet serioz që e ka mbështetur Shqipërinë në vijëmësinë e procesit integriues, dhe mbi të gjitha nuk bën autogola. Në rastin konkret ne kemi të bëjmë me rastin e një individi që gjendet përballë drejtësisë dhe për të cilën kërkohet një akt administrativ siç është leja që është ezahuruar në kuptimin që është në proces gjyqësor.
Mosdhënia e lejes, sot është në proces gjyqësor që do vendos Gjykata e Krimeve të Rënda. Çdo moment i kërkesave të palës greke është ezahuruar dhe është kthyer në një proces gjyqësor ku Greqia nuk do të ndërhyjë. Do të habitesha shumë nëse do të kishte një veto nga pala greke, sepse ky lloj autogoli do ta bënte Greqinë të mbetej vetëm. Greqia nuk i bën këto në politikën e jashtme”-tha Bido.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 14:49 Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa
- 14:40 Andon Lapa Hotel & Spa – Elegancë, komoditet dhe mikpritje në zemër të Sarandës
- 14:26 Të shtëna me armë në veri të Gjermanisë, vriten pesë persona! Arrestohet autori i dyshuar
- 14:17 Plagosi me armë zjarri 35-vjeçarin në Pogradec dhe u largua, kapet autori
- 14:09 Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë një memorandum mbi bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik
- 14:08 Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e të gjithë atyre që duan të shohin