Bie nga skela teksa lyente, ndërron jetë tragjikisht 49-vjeçari shqiptar në Mykonos

16 Mars 2023 | 13:53

Një 49-vjeçar shqiptar gjeti vdekjen ndërsa punonte në Mykonons, në Greqi. Shqiptari kishte shkuar atje dy vite më parë së bashku me familjen e tij për një jet më të mirë, por jeta e tij u ndërpre tragjikisht.

Sipas mediave greke ai kishte qenë duke lyer murin e jashtëm të një objekti të pa përfunduar. Ai ra nga skela nga një lartësi prej rreth dy metrash dhe ra me fytyrë në grumbullin e materialeve të ndërtimit. Vdekja e tij ishte e menjëhershme.

Trupi i pajetë i punëtorit 49 vjeçar u gjet pak më vonë nga djali i tij, i cili po punonte më të por në atë moment ishte larguar nga vendi i ngjarjes për të çuar disa mjete në makinë.

Nga hetimet e kryera rezultoi ndërtesa ku po punonte shqiptari ishte pa leje ndërtimit ndaj kryekontraktori kishte punësuar shqiptarin i cili nuk kishte dokumente të ligjshme qëndrimi në Greqi.

Nga të dhënat e deri tanishme, ende nuk ëhstë  bërë e mundur të përcaktohen shkaqet e sakta të vdekjes, ndërkohë kontraktori i cili punësoi 49-vjeçarin është në kërkim nga policia, pasi akuzohet për vrasje me paramendim, pasi në vendin ku po bëheshin punime nuk kishte masa sigurie.

Pamjet e siguruara nga mediat greke tregojnë qartë grumbullin e materialeve të ndërtimit mbi të cilat ka rënë në rrethana të paqarta ndërtuesi shqiptar. Në këto pamje mund të shihet se në ndërtimin e kontraktorit të madh nuk janë respektuar masat e nevojshme të sigurisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës për frikësim të dëshmitarëve kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku. Lushtaku, figurë e Partisë...
13:33 | 28/07/2026

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Shkalla...
12:54 | 28/07/2026