Bie numri i infektimeve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Maqedonia e Veriut ka regjistruar 3 viktima dhe 74 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Vendi fqinj ka shënuar një numër të ulët në krahasim me ditët e kaluara nga kryerja e 689 testeve.
Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik i RMV-së mësohet se, 90 pacientë kanë lënë spitalin pasi janë shëruar nga COVID-19.
Që nga nisja e pandemisë, Maqedonia e Veriut ka kryer më shumë se 106 mijë teste, nga të cilët janë zbuluar mbi 11 mijë persona të infektuar.
Numri i personave të shëruar ka shkuar në gati 7 mijë vetë, ndërsa rastet aktive janë 3 656 persona.
Një ditë më parë, nga kryerja e 1 419 testeve 166 persona rezultuar në infektuar me coronavirus ndërsa 4 persona humbën jetën.
Në total që prej nisjes së pandemisë, RMV numëron 500 humbje jete.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 15:14 Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset
- 14:42 Joan Capdevila i kërkon ndihmë Trump pas refuzimit të hyrjes në SHBA për të ndjekur finalen e Botërorit
- 14:15 Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael