Bie numri i rasteve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, katër qytetarë humbin jetën
Numri i të prekurve dhe i viktimave ka pësuar një luhatje të ndjeshme në Maqedoninë e Veriut në krahasim me një ditë më parë. Gjatë ditës së sotme shikohet një trend rënës, çka rrit më tej optimizmin tek qytetarët si dhe tek autoritetet e vendit.
Autoritet shëndetësore raportuan të dielën 85 raste të reja, ndërsa katër pacientë kanë humbur jetën nga COVID-19.
Në kryeqytetin e vendit, në Shkup, janë regjistruar 32 raste, në Kumanovë 9 raste, Shtip 9 raste, Dibër të Madhe 3 raste, Kërçovë 7 raste, Gostivar 7 raste, Manastir 4 raste, Kavadar 6 raste, si dhe nga një rast në Tetovë, Prilep, Strumicë, Demir Hisar dhe Vinicë.
Instituti i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 45 pacientë të shëruar. Aktualisht në të gjithë Maqedoninë e Veriut kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 gati 12 mijë qytetarë, kurse mbi 7000 janë shëruar.
Pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha në Maqedoninë Veriut, që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot, kanë humbur jetën 527 pacientë, shumica e tyre me sëmundje bashkëshoqëruese.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael
- 13:32 Urdhrat e vonuara dhe konfuzioni ngadalësuan reagimin e ushtrisë venezueliane ndaj tërmeteve
- 13:18 Mbi 5,000 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, FMN shpërndan 346 milionë fonde për rindërtim
- 13:06 “Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë