Bie numri i rasteve të reja me Covid-19 në RMV, pesë qytetarë humbin jetën
Maqedonia e Veriut ka regjistruar një ulje të rasteve ditore me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë thekson se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1156 testime të dyshuara, prej të cilave 87 kanë rezultuar pozitivë, ndërkohë 5 qytetarë e kanë humbur betejën me coronavirusin.
Rastet e reja janë evidentuar në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Strugë, Manastir, Kavadar, Gostivar, Strumicë, Berovë dhe Kërçovë.
Instituti i Shëndetit Publik, thotë se përkundër rasteve të reja, në 24 orët e fundit janë regjistruar 51 pacientë të shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë me Covid-19 janë diagnostikuar 12739 persona në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kurse 9174 pacientë janë shëruar dhe 544 pacientë kanë humbur jetën. Aktualisht në vend numërohen 3021 raste aktive me Covid-19.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 13:06 “Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë
- 12:46 Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës
- 12:31 Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 Në kërkim nga Spanja për drogë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe