Bien abortet tek adoleshentët, INSTAT publikon trendin gjatë 5 viteve të fundit
Raporti i hartuar nga Instituti i Statistikave në lidhje me treguesit e mirëqenies së fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve në Shqipëri, në vitet 2017-2021 ka nxjerr në pah se shkalla e abortit te femrat 15-19 vjeç për 1.000 lindje të gjalla ka rënë nga 0,34 në 0,20.
E përkthyer në shifra, në vitin 2021 janë kryer 131 aborte nga vajza adoleshente, nga rreth 200 që u kryen në 2017.
Me rritjen e moshës, edhe shkalla e aborteve vjen në rritje. Të dhënat e instat tregojnë se abortet te femrat e grupmoshës 15-24 vjeçe, zinin afërsisht 16-18% të totalit të aborteve të kryera nga femrat në moshën riprodhuese 15-49 vjeçe, por kjo shifër është sërish në trend rënës prej vitit 2018.
Trendi i aborteve për të gjitha grupmoshat në Shqipëri ka ardhur në ulje nga viti 2017 në vitin 2021. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik, në vitin 2021 janë regjistruar 4463 aborte, prej të cilave 3743 janë kryer në spitale publike dhe 720 në spitale dhe klinika private të licensuara.
LEXO GJITHASHTU:
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng