Bien birësimet në 2021, Instat: 928 fëmijë në kujdes alternativ, 19 u birësuan
Numri i fëmijëve që mbeten pa familje dhe merren nën kujdesin e shtetit ka ardhur në rënie përgjatë viteve 2017-2021.
Sipas analizës së bërë nga instituti i statitstikave, shifrat e të miturve 0-17 vjeç që janë vendosur në shtëpitë e fëmijëve, në familje kujdestare apo të birësuar janë ulur me 5%, përkatësisht nga 935 që ishte në vitin 2017 në 928 fëmijë në fund të vitit 2021.
Ekspertët vlerësojnë se numri I fëmijëve të vendosur në familjet kujdestare ka ardhur në rritje. Në vitin 2021 rezultojnë se 42% e fëmijëve janë të vendosur në familje kujdestare nga 34% që ishte në 2017.
Përkatësisht për 370 fëmijë është siguruar një familje alternative. Kjo formë përkujdesje ka çuar në uljen e numrit të fëmijëve që qëndrojnë në qendra rezidenciale.
Në rënie ka ardhur edhe numri i fëmijëve të birësuar. Gjatë vitit 2021, janë birësuar 19 fëmijë, shifër kjo rreth 27% më e ulët në krahasim me vitin 2020 dhe rreth 60% krahasuar me vitin 2017.
Kjo rënie e birësimeve është ndjerë në të dyja gjinitë, me përkatësisht 33% më pak meshkuj dhe 18% më pak femra.
LEXONI GJITHASHTU:
Princ Leka dhe bashkëshortja e tij shtatzënë i bashkohen marshimit në Tiranë
“Thosha çfarë janë këta”, Qafoku: Kalova pranë protestuesve dhe nuk kisha frikë
Në kërkim për ndërtimet pa leje, dorëzohet ish-oficeri i Policisë së Sarandës
- 23:18 Rusia akuzon Sekretariatin e OKB-së për ‘paragjykim institucional’ mbi raportimin për Ukrainën
- 23:03 Arlind Qori në protestë me djalin: Populli e ka marrë sovranitetin në duart e veta
- 22:47 Princ Leka dhe bashkëshortja e tij shtatzënë i bashkohen marshimit në Tiranë
- 22:41 “Thosha çfarë janë këta”, Qafoku: Kalova pranë protestuesve dhe nuk kisha frikë
- 22:40 Në kërkim për ndërtimet pa leje, dorëzohet ish-oficeri i Policisë së Sarandës
- 22:26 Rama publikon videon e incidentit me flamurin e LGBTQI në protestë: Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë