Bien kërkesat për azil në vendet e BE, shqiptarët zgjedhin punën e ligjshme

26 Mars 2026 | 16:53

Kërkesat për azil në Bashkimin Europian kanë shënuar një rënie me 27% gjatë vitit 2025, duke reflektuar një trend në ulje edhe për Shqipërinë. Ndërkohë, shqiptarët po orientohen gjithnjë e më shumë drejt emigrimit të ligjshëm përmes lejeve të punës.

Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2025 ka pasur 669,400 aplikime për azil në vendet e BE-së nga 912,400 aplikime në vitin 2024. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se dëshira për t’u bërë pjesë e këtyre vendeve ka munguar pasi qytetarët kanë gjetur mënyra të tjera për të udhëtuar dhe për të qenë më të sigurt në destinacionin e tyre.

Në vitin 2025, venezuelasit paraqitën 89,500 kërkesa për azil për herë të parë, duke e bërë Venezuelën vendin kryesor të origjinës për azilkërkuesit në BE, me 13% të të gjitha kërkesave. Afganistani pasoi me 63,800 aplikime (10%), ndërsa Sirianët dolën të tretët me 40,000 aplikime (6%), pasi më parë kryesonin në aplikimet për azil nga viti 2013 deri në 2024.

21% e kërkesave për azil në BE erdhën nga Spanja, ndërsa Greqia regjistroi shkallën më të lartë të aplikantëve për azil për herë të parë, me 5.3 aplikantë për 1,000 persona. Qiproja dhe Spanja pasuan me nga 2.9 aplikantë secila, përpara Luksemburgut me 2.6 dhe Irlandës me 2.4.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria përbën vetëm 5% të aplikantëve nga Europa në Bashkimin Europian gjatë vitit 2025, duke mbetur larg vendeve si Turqia apo Ukraina. Pesha e shqiptarëve në azil është e ulët, ndërsa fluksi kryesor vjen nga Azia dhe Afrika.

Në shumë raste, lejet e punës të dhëna për shtetasit shqiptarë në BE janë disa herë më të larta se numri i kërkesave për azil, duke treguar një zhvendosje të qartë nga emigrimi i parregullt drejt atij të rregullt. Lejet e punës për shqiptarët në Bashkimin Europian janë rreth katër herë më të larta se kërkesat për azil, me rreth 20,000 shqiptarë që kanë përfituar leje pune në vit në vendet e BE-së gjatë viteve të fundit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s

Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s, tha sot kryeministrja italiane Giorgia Meloni pas bisedës me kolegët e saj francezë, gjermanë, britanikë dhe...
22:38 | 24/06/2026

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026