Bien shitjet e lules së Krishtlindjes, luleshitësit: Ka ndikuar tërmeti
Në këtë sezon festash ndër lulet më të preferuara është ajo e Krishtlindjes. Sipas luleshitësve në krahasim me vitin e kaluar numri i blerësve është në rënie.
“Ka pasur shitje, por jo si vitin e kaluar. Mbase në këtë gjendje ka ndikuar tërmeti i nëntorit, njerëzit u demoralizuan, nuk është se ndihen aq festivë”, – thotë Armira Byberi, luleshitëse.
Me afrimin e natës së Krishtlindjes edhe lulja simbol e kësaj feste ka marrë ngjyrën e saj të plotë, atë të kuqe. Kjo lule është cilësuar si Lulja e Krishtlindjes pikërisht sepse petalet e saj bëhen të kuqe pak para kësaj feste.
Edhe pse këtë vit numri i blerësve ka qenë më i reduktuar, sipas luleshitësve për festa ajo mbetet lulja më e kërkuar si dhuratë.
“Ka madhësi të ndryshme, edhe vijojnë e vogla që është tre, ka pesë, ka tetë, d.m.th, ka për të gjitha shtresat”, – thotë Xhuliana Lena, luleshitëse
Nën atmosferën ose jo të lules së natës së shenjtë, qytetarët tregojnë se po bëhen gati për festat e fundvitit, duke shpresuar që ngjarje si tërmeti i 26 nëntorit të mos ndodhin më.
“Lulen sot e blej, po përgatitemi edhe ne si gjithë familjet e tjera. Inshalla mos të kemi shqetësime si këto që kemi kaluar dhe uroj gjithë shqiptarët të gëzojnë”, – shprehet një qytetare.
Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
- 18:29 Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 18:24 Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
- 18:04 Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
- 18:03 Vinicius: Neymar është idhulli ynë, Ancelotti është më i madhi i të gjitha kohërave
- 17:58 Portugalia gati të dërgojë 50 ekipe shpëtimi në Venezuelë pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës
- 17:36 Presidenca qipriote e BE-së mbështeti integrimin e Shqipërisë, Hoxha pritet nga krerët më të lartë të shtetit