Big Market refuzon të punësojë vajzën se mbante shami
Tre ditë më pare u bë publik në media një rast diskriminimi mbi baza fetare ndaj një vajze në qytetin e Shkodrës. Elsa Llusha kishte aplikuar në kompaninë “Big Market” për pozicionin e punës si kontabiliste. Pasi u pranua, e njoftuan që për shkak të shamisë si besmitare myslimane i refuzohej vendi i punës.
E kontaktuar nga Euronews Albania Elsa Llusha u shpreh se e konsideron tashmë çështje të mbyllur.
Ndërkohë në reagimin e saj në rrjetet sociale ajo shkruan:
“Nisur nga eksperienca të ngjashme të ndodhura edhe besimtareve të tjerë në subjekte të ndryshme private ose institucione që nuk kanë guxuar ta bëjnë publike, zgjodha ta publikoj duke ditur vuajtjen që shkakton diskriminimi tek besimtaret”, shkruan ajo.
Ishte imami Ahmed Kalaja i xhamisë “Dine Hoxha” i cili bëri një postim për ketë rast, të cilin më pas e fshiu.
Një ditë më pas ai shkroi se rasti ishte zgjidhur dhe publikoi një takim me përfaqësues të Big Market. E gjithë kjo u shoqërua me komente të shumta se ky nuk është rasti i parë që kjo kompani diskriminon për shkak të bindjeve fetare.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës