Biletat e urbanit mund të rriten, Shoqatat: Me çmimin 80 lekë përmirësohet shërbimi
Shoqata e Transportit Urban, paralajmërojnë për rritje të çmimit të biletës deri në 80 lekë. Drejtuesit thonë se nuk mund të ofrojnë cilësi me çmimin 40 lekë, ndërsa kërkojnë nga qeveria mbështetje afatgjatë me subvencione.
Operatorët e transportit publik deklarojnë se nuk do të heqin dorë nga kërkesa për të rritur biletën urbane.
Edhe pse u zotuan se subvencioni i qeverisë nuk do të shmangte ndërprerjen e shërbimit apo rritjen e çmimit, ata thonë se presioni do të rritet me mbarimin e paketës së dytë mbështetëse. Deklarata vjen nga Shoqata e Transportit Urban në kryeqytet, dhe mbështetet tek çmimi i lartë i karburantit.
Me këto çmim bilete dhe pa mbështetje afatgjatë, shoqëritë e transportit do të falimentonin, ndërsa për një shërbim cilësor për qytetarët është e nevojshme që bileta të jetë 80 lekë dhe jo 40, sa është aktualisht.
Qeveria subvencionin 500 mln lekë për transportin urban dhe ndër-qytetas, duke paguar 100 lekë për çdo litër naftë që harxhohet nga autobusët.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut