Binotto në kërkim të pilotit të dytë për Kick Sauber

6 Shtator 2024 | 19:42

Sauber që do të shndërrohet në Audi në vitin 2026 është një nga dy skuadrat e vetme që nuk kanë plotësuar formacionin për vitin e ardhshëm. Ndaj drejtuesi i ri, Mattia Binotto ka një prioritet për të zgjidhur…

Kur Sauber/Audi ja doli në fillim të sezonit të joshte pilotin gjerman Nico Hulkenberg për tu larguar nga Haas me një kontratë disavjeçare që starton në vitin e ardhshëm, u duk se gjetja e partnerit të tij, nuk do të ishte kaq e vështirë.

Ata ishin në gjurmët e spanjollit të Ferrari’t, Carlos Sainz por ai vendosi të bashkohet me Alex Albon te Williams. Kërkimi u pezullua kur u zyrtarizua ardhja e Binotto’s në drejtim si pasues i Andreas Seidl.


Italiani ka një listë të gjatë objektivash për rivitalizimin e Sauber që duhet të jetë gati për kalimin në Audi si debutuese në vitin 2026, por gjetja e pilotit të dytë është fokusi kryesor.

Sauber mund të zgjedhë eksperiencën e njërit mes Bottas ose Zhou Guanyu në sezonin e 4’t në skuadër. Por mund të vendosë edhe për një emër të ri si Gabriel Bortoleto, që renditet i dyti në F2, Robert Shëartzman, Zane Maloney apo dhe Theo Pourchaire.

Skuadra është e vetmja që nuk ka ende asnjë pikë këtë sezon ndaj eksperienca do të ndihmonte shumë. Megjithatë në një projekt afatgjatë Sauber/Audi, një pilot i ri dhe i talentuar mund të ishte i kuptueshëm.

Zërat të shumtë Brenda skuadrës flasin për rritjen e kuotave të Bottas për sediljen e mbetur bosh. 35 vjeçari ka bërë një punë të mirë duke shtyrë zhvillimin e një makine të dobët në dispozicion. Finlandezi ka zhvilluar një sërë bisedash me Binotto’n.

Ai mund ti ofrojë stabilitetin dhe eksperiencën e duhur skuadrës. Kjo pasi CV’ja e tij përfshin 10 fitore, 67 podiume dhe 20 “pole positions”.

Megjithatë Sauber po eksploron të gjitha opsionet pasi kandidatët potencialë nuk mungojnë. Besohet se ka patur bisedime me McLaren për gatishmërinë e Bortoleto’s (është pjesë e Programit të Zhvillimit McLaren). Gjithashtu mund të kenë folur me Ferrari për Shëartzman.

Sauber e testoi 24 vjeçarin në sesionin e 1’rë të Provave të Lira në Zandvoort. Gjithashtu mund të mbajnë në vëmëndje, kampionin e sezonit të kaluar në F2, Pourchaire apo dhe debutuesin e këtij sezoni në F2, Maloney – që aktualisht është në vendin e 3’të dhe pjesë e Akademisë Sauber.

Të shumta zgjidhjet, por Binotto duhet të bindet…

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026

Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë është ndalur edhe te protestat që po zhvillohen në Tiranë, konkretisht...
13:31 | 24/06/2026

Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët

Kleviol Ahmeti, i njohur gjerësisht si “Cllevio”, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme lidhur me marrëdhëniet e tij me Laert Haxhiun dhe përplasjen fizike me...
13:19 | 24/06/2026