Ferrari, skuadra e parë që fiton 20 gara në një cirkuit
Formula 1 i afrohet gjithnjë e më shumë fundit të sezonit dhe një tjetër “Grand Prix” rezervoi një tjetër rezultat të papritur deri në fund. Por Charles Leclerc dhe Ferrari ja dolën të realizonin fitoren e 20’të për “Scuderia’n” në pistën e shtëpisë. Më shumë statistika? I gjeni në vazhdim…
– Ferrari u bë konstruktori i 3’të që fiton në 3 garat e fundit, por asnjë nuk ishte Red Bull.
– Leclerc u bë piloti i 4’t që fiton më shumë se një garë këtë sezon.
– Fitorja e Leclerc erdhi në përvjetorin e 5’të të fitores së parë në “2019 Belgian Grand Prix”.
– Për Leclerc ishte podium i 3’të rradhazi këtë sezon.
– Fitorja e 20’të e Ferrari’t në Monza ishte e 2’ta e Leclerc pas asaj në vitin 2019.
– McLaren u kthye me dy makina në podium pas fitores dhe vendit të dytë në vitin 2021.
– Ishte gara e dytë për McLaren me dy makina në podium, pas Hungarisë.
– Norris dhe Piastri kryesojnë në 5 garat e fundit me nga 85 pikë secili.
– Carlos Sainz përfundoi për të 7’ën garë rradhazi në top6 dhe në podium ishte vetëm në Austri.
– Lewis Hamilton mungon në podiumin e Monza’s prej vitit 2019.

– Monza është cirkuiti i vetëm që Hamilton nuk fiton prej 5 garash.
– Red Bull dhe Max Verstappen kanë vetëm një podium në 4 garat e fundit. Vendin e 2’të në Zandvoort.
– Në të njëjtën garë një vit më parë, Verstappen arrinte fitoren e 10’të rradhazi. Në fundjavë u rendit 37 sekondpas fituesit.
– George Russell përsëriti vendin e 7’të që arriti në Zandvoort.
– Sergio Perez u rendit i 8’ti për Red Bull pas një kryesimi të përkohshëm të garës.
– Perez përfundoi për të 11’tën garë rradhazi në zonën e pikëve në Monza.
– Williams dhe Alex Albon hynë në zonën e pikëve për të dytën garë rradhazi në Monza.
– Albon hyri në zonën e pikëve për të 3’ën herë këtë sezon.
– Edhe Kevin Magnussen hyri në zonën e pikëve për të 3’ën herë këtë sezon.
– Për Magnussen ishte pika e 1’rë në Monza në 10 vitet e fundit.

LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë