Bisedë e ashpër me Kurtin, Vuçiç: Takimet në Berlin nuk ishin të lehta

5 Maj 2022 | 10:21

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e cilësoi të vështirë bisedën me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti një natë më parë në Berlin, por refuzoi të jepte më shumë detaje, raporton Euronews Serbia.

“Është e kotë t’ju tregoj për detaje të tjera dhe të marr disa pikë politike, puna ime ishte të luftoj për Serbinë, unë do të vazhdoj ta bëj këtë”, u tha Vuçiç gazetarëve.

Mbrëmjen e së mërkurës pas takimit me kancelarin Olaf Scholz, Vuçiç takoi në një darkë informale kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe të dërguarin special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak.

Në fund të vizitës së tij në Berlin, Vuçiç u shpreh se me gjithë bisedimet e vështira, është i kënaqur me interesimin e madh të qeverisë gjermane për bisedimet me Serbinë.

“Bisedimet nuk ishin të thjeshta, por jam i kënaqur me interesimin e madh të qeverisë gjermane për bisedimet me Serbinë. Ky është një lajm i rëndësishëm”, shpjegoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026