Bisedimet Kosovë – Serbi, Akademia e Shkencave të Kosovës propozon vija të kuqe në negociata

10 Qershor 2020 | 07:43

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka përmbledhur dhe u ka bërë një analizë të gjitha marrëveshjeve me Serbinë, si dhe vijimësisë se procesit te negociatave.  

Dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë i hapur dhe transparent, të mos zhvillohet larg syve të opinionit, Akademia e shkencave thekson se përveç mungesës së një platforme dialoguese në formën e një konsensusi politik gjithëpërfshirës dhe të përbashkët, deri më tani në procesin e udhëheqjes dhe të bartjes së dialogut janë përfshirë individë që shpesh nuk kanë reflektuar përgjegjësi institucionale dhe integritet personal politik dhe moral, duke i projektuar marrëveshjet  me Serbinë si atribute të karrierës së tyre ose të kompromiseve dobiprurëse për besueshmërinë e tyre politike.

Besueshmëria që ka treguar Kosova ndaj aleatëve ndërkombëtar është interpretuar si gatishmëri për kompromise të cilat shkelin 17 shkurtin dhe cënojnë integritetin territorial të Kosovës.

Akademia  konsideron  se Republika e Kosovës duhet të ketë disa “vija të kuqe” në dialogun me Serbinë dhe se nuk duhet lejuar që të preket integriteti territorial i shtetit.

  1. Të ruhet integriteti territorial i Republikës së Kosovës, në bazë të kufijve të njohur ndërkombëtarisht, sipas Deklaratës së Pavarësisë 2008;
  2. Të ruhet rendi kushtetues, duke mos lejuar kompromise, të cilat shkojnë përtej asaj që është dhënë nga Plani Ahtisari, i inkorporuar tashmë në rendin kushtetues;
  3. Të mos lejohet krijimi i mekanizmave shtesë kushtetues, derisa ekzistojnë mekanizma në nivel qendror dhe lokal të pjesëmarrjes në përpjesëtim të pushtetit për serbëtdhe për komunitetete tjera jo-shumicë, që shpesh e bëjnë vendim-marrjen në Kosovë tejet të vështirë.
  4. Të mos lejohet që asociacioni i komunave me shumicë serbe të krijohet jashtë kornizës kushtetuese dhe ligjore që është në fuqi në Republikën e Kosovës;
  5. Të gjitha zgjidhjet e tjera në dialog të bëhen duke u ruajtur Pavarësia e Kosovës e vitit 2008, si dhe rendi kushtetues dhe ligjor, si dhe të mos lejohet pandëshkueshmëria për gjenocid, krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit

Sipas Akademisë së Shkencave duhet që statusi i marrëveshjes të jetë në kapacitetin e një traktati ndërkombëtar, të kërkohet heqja e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe se duhet të bëhet demarkimi i kufirit mes Kosovës dhe Serbisë bazuar në pakon e Ahtisarit dhe Kushtetutën e Republikës se Kosovës.

Në këtë raport, Akademia e Shkencave ka evidentuar edhe lëshimet që janë bërë gjatë procesit të negociatave e që sipas tyre janë cilësuar si devijime të rënda.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e qershorit të mbahet më...
11:08 | 24/07/2026

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026