Biserko: Marrëveshja Kosovë-Serbi, pengon formimin e bllokut të dytë rus në Ballkan
Presidentja e komitetit serb të Helsinkit, Sonja Biserko thotë se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, do të parandalonte formimit e një blloku të dytë rus në rajonin e Ballkanit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Biserko u shpreh se e mbështet përpjekjen e ndërkombëtarëve për arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve.
“Ky propozim duhet të çojë në një marrëveshje përfundimtare e cila duhet të arrihet. Varet shumë nga Bashkimi Evropian, Britania, Gjermania dhe SHBA-të. SHBA-të janë shumë të angazhuara për ta zgjidhur këtë proces, për t’i dhënë një zgjidhje finale dhe personalisht e mbështes angazhimin e tyre.
Është një shans unik për të dyja palët. Kjo marrëveshje duhet të çojë në parandalimin e hapjes së një blloku të dytë rus në Ballkan. Kjo duhet pasur parasysh në momentin kur të merret vendimi nga të dyja palët, nga të gjitha palët e përfshira në dialog”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
- Sonja Biserko: Jo republikë serbe në Kosovë sipas modelit boshnjak
- Albin Kurti: Asociacioni një etnik nuk është i mundur në Kosovë
- Hovenier: Kosova të ecë drejt asociacionit, s’duhet të jetë Republikë Serbe
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona