Bislimi mohon se Kosova po shënjestron institucione shëndetësore serbe në veri
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka mohuar të martën se autoritetet kosovare janë duke i shënjestruar institucionet shëndetësore, të udhëhequra nga Serbia, në veri të vendit – i cili është i banuar me shumicë serbe.
Në një reagim në llogarinë e vet personale në X, Bislimi tha se Kosova “nuk po shënjestron madje as ato të jashtëligjshme të krijuara nga Serbia [askush nuk e kupton kuptimin ligjor të termit të përdorur zakonisht ‘institucione të drejtuara nga Serbia në Kosovë’]”.
Reagimi i Bislimit vjen pas kritikave nga bashkësia ndërkombëtare për pezullimin e punës së Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Fondit për Sigurim Invalidor e Pensional, që punojnë sipas sistemit të Serbisë, në Mitrovicën e Veriut më 12 shtator.
Në veçanti Gjermania i bëri thirrje “urgjente” Kosovës të përmbahet nga “shënjestrimi” i institucioneve shëndetësore të drejtuara nga Serbia në territorin kosovar, pasi paraprakisht Bashkimi Evropian kërkoi nga Qeveria në detyrë dhe institucioneve të tjera relevante “të përmbahen nga provokime të tilla dhe veprime të dëmshme si dhe të konsultohen me komunitetin lokalë serbë dhe partnerët ndërkombëtarë”.
Serbia e cilësoi pezullimin e punës së fondit si “akt të papranueshëm dhe çnjerëzor”.
Por, Bislimi – i cili është kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel – nguli këmbë të martën se Kosova po punon për një zgjidhje për përfshirjen e tyre në kuadrin tonë ligjor, “duke siguruar që të mos ketë ndërprerje në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe të ketë akomodimin maksimal të stafit shëndetësor”.
“Inspektorët lokalë të tregtisë kanë mbyllur përkohësisht veprimtarinë e një fondi, i cili lëshonte jashtëligjshëm kuponë dhe kryente transaksione, deri në dorëzimin e provave përkatëse”, tha Bislimi.
Bislimi e akuzoi Serbinë për “manipulimin e opinionit publik me prodhim masiv të lajmeve të rreme”.
Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
Deklarata e ministres Paunoviç, reagon eurodeputeti gjerman: Pres që ajo të shkarkohet nga detyra
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona