Bizneset kërkojnë masa për rehabilitimin e rrugëve në prag të sezonit turistik
Gjendja e segmenteve rrugorë në prag të sezonit turistik po shkakton probleme dhe kosto për bizneset.
“Konfindustria vlerëson, se në prag të sezonit turistik 2022 gjëndja e infrastrukturës në disa nga drejtimet kryesore të sistemit rrugor paraqitet e vështirë dhe kërkohet ndërhyrje e menjëhershme”, thotë administratori i Konfindustria-s, Gjergj Buxhuku.
Shqetësimet më të mëdha vijnë për akset Tiranë – Durrës dhe Durrës – Rrogozhinë, të cilat janë jo vetëm të mbingarkuara me trafik, por kanë dëmtime të cilat shpesh rrezikojnë aksidente dhe sjellin vonesa në transportin e mallrave.
“Shqetësues mbetet aksi rrugor Tiranë – Rrogozhinë dhe sidomos pjesa Durrës – Rrogozhinë. Gjëndja e papranueshme, përfshin edhe rrugën dytësore e superstradës Tiranë-Durrës, me segmente të tëra në prag të shkatërrimit të plotë, me trafik shumë të lartë, paraqesin jo vetëm vështirësi, por edhe rrezik të shtuar për aksidente”, u shpreh ai.
Ngarkesë trafiku paraqet edhe rruga Thumanë – Fushë Krujë, që lidh kryeqytetin me pjesën veriore të vendit.
Shoqatat e biznesit kërkojnë që autoritetet të marrin masa për të rehabilituar këto segmente, ndërsa thonë që në të ardhmen objektivat në financimin e veprave publike duhet të orientohen drejt segmenteve që kanë ngarkesën më të madhe.
“Duhen marrë masat që në të ardhmen rrugët e reja që do të ndërtohen të jenë në nyjet kryesore që zgjidhin problemet e trafikut. Duhet të nisë sa më parë puna për rregullimin e segmenteve të prishura”, sipas Buxhukut.
LEXONI GJITHASHTU
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar