Biznesmeni i arratisur, Dushko Knezheviç, ekstradohet nga Britania në Mal të Zi

30 Prill 2024 | 12:39

Biznesmeni i akuzuar Dushko Knezheviç, është ekstraduar në Mal të Zi nga Britania e Madhe më 30 prill, njoftoi Administrata e Policisë e Malit të Zi. Mali i Zi është në kërkim të tij për disa procedime penale.

“Për shkak të dyshimit se ka kryer vepra penale të shpërdorimit të pozitës në veprimtari biznesi me anë të nxitjes, krijimit të organizatës kriminale dhe pastrimit të parave”, thotë policia.

Përkatësisht, Prokuroria Speciale e Shtetit është në kërkim të Knezheviqit, pronar i Atlas Group, që nga korriku i vitit 2019 dhe ndaj tij janë ngritur tri aktakuza – për organizim të grupit kriminal, pastrim parash dhe keqpërdorime në ekonomi.

Që prej fillimit të hetimeve, ai ka banuar në Britaninë e Madhe, shtetas i së cilës është.

Ekstradimi u krye herët në mëngjes me një fluturim special mes Londrës dhe Podgoricës.

Procedura e ekstradimit u krye nga Drejtoria e Policisë dhe Prokuroria Speciale e Shtetit të Malit të Zi, nga njëra anë, dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Britanisë së Madhe, me mbështetjen e Zyrës së oficerëve ndërlidhës të Britanisë së Madhe në Beograd dhe Ambasadës së tyre në Podgoricë.

Knezheviq do të dërgohet në Gjykatën e Lartë në Podgoricë.

Katër ditë para ekstradimit, ish-kryeministri Dritan Abazoviq tha se do të ishte mirë që presidenti i Atlas Group, Dushko Knezheviq, të ishte dëshmitar i mbrojtur në Mal të Zi dhe t’i tregonte prokurorisë gjithçka që di për bizneset dhe aktivitetet ekonomike të ish-qeverisë.

Për vite me radhë, Knezheviç konsiderohej nga publiku vendas si njeri i afërt me ish-kryeministrin Millo Gjukanoviq. Ai merrej me biznese miliona dollarëshe në banka, ndërtim, arsim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026