“Black out” total në Shqipëri, Belinda Balluku sqaron çfarë ndodhi me energjinë

21 Qershor 2024 | 15:38

Zëvendëskryeministrja njëherazi edhe ministre e energjisë Belinda Balluku ka sqaruar në një deklaratë për mediat se përse për rreth 30 minuta Shqipëria pësoi një shkëputje totale të energjisë elektrike.

Ajo tha se duhet një analizë e thelluar për të përcaktuar shkakun, por deri më tani mendohet të ketë qenë një një avari në linjën e interkonjuksionit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Duke nisur nga linja e interkonjuksionit mes Shqipërisë dhe Greqisë e cila pati një avari, i gjithë vendi ka pasur shkëputje të energjisë elektrike. Nga ana tjetër jemi informuar nga operatorët e tjerë të transmetimit në vendin tonë se e njëjta situatë ka ndodhur edhe në Malin e Zi në Kroaci dhe në Bosnjë-Hercegovinë. Ne do të marrim kohën tonë për të patur një analizë të thelluar teknike. Rezulton se volumi i madh në sistemin e transmetimit në këto momente, por edhe temperaturat shumë të larta në nivele rekorde kanë krijuar këto probleme teknike.

Nga puna e mirë e bërë, kemi arritur të rikuperojmë të gjithë shpërndarjen e energjisë elektrike, në rang vendi brenda 30 minutash, ndërsa Yitana është rregulluar brenda 17 minutash. Duhet të themi se jemi ende në një zonë rrezikshmërie të lartë, pasi volumet e transmetimit në linjat e interkonjuksionit janë shumë të mëdha në këto momente. Temperaturat do të jenë shumë të larta edhe në ditët në vazhdim”,-tha Balluku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026