Blegtorët e jugut në protestë/ Bllokojnë rrugën në Kardhiq, kërkojnë subvencione

22 Janar 2024 | 16:26

Rreth 100 blegtorë të Jugut kanë protestuar ditën e sotme në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit, ndërsa në disa momente kanë bllokuar lëvizjen e automjeteve në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë.

Blegtorët kanë kërkuar rishikimin e kërkesave të tyre shumëvjeçare me problematikat e këtij sektori në zonat jugore si çmimet e produkteve blegtorale, rritjen e subvencioneve dhe mbështetje nga shteti

 “Ne kemi problem të mëdha tani ka dalë problemi i qumështit  që ulet, problem i subvencioneve, dhe kemi shumë problem të tjera por këto të dyja janë gjërat më kryesore, që kemi ne si blegtorë, sepse ne shteti nuk na konsideron si partnerë, as si grup interesi”.

 “Nëse ka sektor më të vuajtur është vetëm blegtoria, dhe ne që kemi mbetur këtu, këtu nuk ka ambient edhe këta që janë këtu do të ikin, do ti lënë,  drejt ikjes jemi,  po sektorin e blegtorisë të mos ta vlerësosh”,-u shpreh i moshuari.

 “Nëse qumështi është me 1.200 lekë unë tani kam 150 dhënë, në 150 dhënë unë kam harxhuar 15 milion lekë sot, hajde dhe unë dhëntë i kam brenda sot  me jonxhë, me misër, me të tëra me ka vajtur kostoja 60 mijë lekë-70 mijë lekë në kokë të deles, tani i lutem shtetit  të ulë çmimin ose të çojë  qumështin, ta bëjë me 2 mijë lekë”

Kërkesat e blegtorëve do të vijnë duke u përshkallëzuar ndërsa kërkojnë bashkëpunimin me strukturat shtetërore dhe konsiderimin si grup interesi parësor për zhvillimin e blegtorisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026