VIDEO| Blegtorët në Lushnjë derdhin qumështin në rrugë: Na ulën me 30 lekë çmimin
Blegetorët dhe prodhuesit e qumështit në Lushnjë kanë zhvilluar këtë të hënë një protestë në rrethrrotullimin e Savrës, ku kërkuan mbështetje për prodhimin shqiptar.
Pasi parakaluam me traktorës e punës, blegtorët vendosën që të derdhnin simbolikisht në rrugë gjithë prodhimin e qumështit të tyre. Ata kundërshtojnë uljen me 30 lekë të çmimit të blerjes së qumshtit nga kompanitë përpunuese në zonë.
Në një prononcim për Euronews Albania një blegtor apeloi që Ministria e Bujqësisë të ndërhyjë në zgjidhjen e këtij ngërçi.
“Ne kemi gati një javë që protestojme për një ulje të çmimit me 20-30 lekë nga disa kompani përpunuese të qumështit. Si pasojë e kësaj ulje çmimit ne jemi goditur financiarisht dhe kemi 5-6 ditë që nuk e dorëzojmë qumështin. Ne sot bëjmë një protestë demonstruese për të arritur më pas në një komunikim me Ministrinë e Bujqësisë dhe përpunuesit. Ne jemi shumë pak si prodhues por me këto që po bëjnë duan të na shfarosin fare që t’i mbyllim fermat dhe të ikim”, tha një fermer.
Kujtojmë se sipas të dhënave mbi 1 milion euro në 3 muaj dalin jashtë Shqipërisë për qumësht.
Sipas fermerëve gjendja e tyre është alarmante. Ata pretendojnë se qumështi i tyre derdhet në kanale, ndërsa importet mbysin tregun.
Momenti kur derdhin qumështin në autostradë:
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë