Fermeri nga Lushnja: Do e derdh qumështin ose ia jap viçave, nuk e shes kaq lirë
Sot fermerët do jenë përsëri në protestë për çmimin e qumështit dhe për problemet që ata po hasin për ta shitur. Protesta do të organizohet në orën 12:00 në rrethrrotullimin e Savrës në Lushnjë.
Dashamir Çela, fermer nga Lushnja tha se në shenjë proteste do ta derdhë qumështit që prodhon ose do ja japë viçave pasi nuk ka ndërmend ta shesë kaq lirë.
Ai kërkoi që shteti të ndërhyjë me politikat e tij për të subvencionuar fermerët duke i krahasuar me rajoni.
“Privati duhet të menaxhojë pjesën tonë së pari pastaj të shkojë të marrë qumësht në Hungari me 40 lekë më shtrenjtë andej, kurse shteti duhet të ndërhyjë me politikat e tij që të na subvencionojë, të na krahasojë më rajonin. Nëse nuk kemi një bashkëpunim të ulemi të kemi një marrëveshje, unë besoj se situata do përshkallëzohet më tej. Qumështi i mëngjesit hidhet poshtë ose i jepet viçave se fabrikat nuk pranojnë ta marrin më këtë çmim. Ne jemi blegtorët e fundit që kemi mbetur, mund të jenë 50 ferma të mëdha në gjithë Shqipërinë dhe ne kërkojnë të na shtypin”, tha ai.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë