Blendi Gonxhja: Patenta do rinovohet vetëm 4 herë gjatë gjithë jetës
Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja thotë se pas ndryshimeve në Kodin Rrugor, do të ndryshojë edhe skema e rinovimit të lejeve të drejtimeve.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Gonxhja u shpreh se një person do e rinovojë vetëm 4 herë patentën gjatë gjithë jetës.
“Meqë konsoliduam shërbimin, konsoliduam insitucionet dhe kemi mundësi financiare të kthejmë mbrapsht, pasi ne sot arkëtojmë më shumë,kemi 800 mjete në rrugë, ne pranuam kur diskutuam me komisionet parlamentare që të paguanim një kosto të madhe, disa miliona euro nga DPSHTRR, që të ndryshojë skema e rinovimit të lejeve të drejtimeve.
Ne bëjemi si qytetarët gjermanë dhe francezë. Marrim një shembull. Një zonjë deri në 85 vjeç, e ka rinovuar patentën që kur e ka marrë përherë të parë, çdo 15 vjet. Vetëm kur ka rinovimin e fundit kur është mbi 70 vjeç, ajo grua shkon edhe me një raport mjekësor. Nga rreth 11 herë që ju, e keni marrë patentën në moshën 18-vjeç që do vini të rinovoni në DPSHTRR, do vini sot vetëm 4 herë në ciklin tuaj të jetës”, theksoi ai.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve