Blenë vota për Partinë Socialiste, dënohen me shërbim prove 3 mbështetësit nga Kurbini
Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor suke dënuar për korrupsion në zgjedhje shtetasit Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja. Togat e zeza i dënuan me nga 8 muaj secilin në aplikim të gjykimit të shkurtuar, por që ky dënim në aplikim të nenit 59 konvertohet në 1 vite e 6 muaj shërbim prove.
Procedimi penal ishte regjistruar mbi bazën e materialit të referuar nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit për veprën penale, “Korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje”, të kryera në bashkëpunim, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025.
Gjatë fushatës zgjedhore, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, premtuan, ofruan dhe dhanë shuma monetare zgjedhësve të Bashkisë Kurbin, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar për kandidatët e Partisë Socialiste
Hetimi evidentoi se të pandehurit kanë qenë aktivë në fushatën zgjedhore në mbështetje të këtij subjekti politik, duke ofruar dhe shpërndarë mjete monetare tek zgjedhësit për të ndikuar në mënyrën e votimit të tyre.
Porto Palermo, nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore
Lëkundje tërmeti në Gjirokastër, sa ishte magnituda
Sot dita e 20-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët pritet të mblidhen sërish para Kryeministrisë
- 19:21 “Feja nën regjimin komunist”, libri i Aleksandër Suliotit sjell një kapitull të historisë shqiptare nën diktaturë
- 19:19 Rriten dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit pas marrëveshjes SHBA-Iran
- 19:01 Porto Palermo, nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore
- 18:55 Lëkundje tërmeti në Gjirokastër, sa ishte magnituda
- 18:41 Sot dita e 20-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët pritet të mblidhen sërish para Kryeministrisë
- 18:39 Evropa drejt kufizimit të rrjeteve sociale për të miturit