Blerim Reka: Angazhimi i presidentit Biden do sjellë njohjen reciproke Kosovë-Serbi | Balkan Talks
Ish-ministri për Integrimin Evropian në qeverinë “Kurti 1”, Blerim Reka, analizon qëndrimin e Bashkimit Evropian dhe të SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, në emisionin “Balkan Talks”, në Euronews Albania.
Z. Reka shprehet se pa ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk mund të arrihet në njohjen reciproke mes dy shteteve.
“Pa ndërhyrjen aktive të SHBA-së, asnjë problem në Ballkan nuk mund të zgjidhet. Këtë e pamë dhe në marrëdhënien mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe nëse nuk do kishte marrë pjesë SHBA-ja, do vazhdonte edhe 30 vite si çështje”, – deklaroi z. Reka.
Sipas akademikut, letra që ka marrë presidenti Vuçiç nga presidenti Biden tregon se SHBA kërkon që dialogu të prodhojë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
“Në letrën e parë që Biden i dërgon presidentit Vuçiç thotë se dialogu duhet të prodhojë një marrëveshje me njohje reciproke. Kjo kërkesë nuk ka qenë në marrëveshjen e firmosur gjatë presidencës Trump dhe në marrëveshjet e Brukselit gjatë këtyre dhjetë viteve”, – u shpreh ish-ministri për Integrimin Evropian në qeverinë “Kurti 1”.
Për të arritur zgjidhjen e dialogut me njohjen reciproke, presidenti Biden, sipas tij do të përdorë fuqinë.
“Biden do të përdorë fuqinë, autoritetin dhe një ndikim të pashmangshëm global si fuqi botërore që ka Amerika për të bindur aleatët evropianë se me eksperimente të tilla 10-vjeçare nuk ecet para. Me ndërhyrjen e SHBA nuk do të ketë negociata të tilla. ‘Defender 21’ tregoi jo vetëm diplomaci deklarative të Biden për Ballkanin, por diplomacinë me forcë”, – thotë akademiku Blerim Reka.
Z. Reka e sheh gjysmën e dytë të vitit 2022, në skenarin më optimist si përfundimin e dialogut me arritjen e njohjes reciproke.
“Nëse mbahet dialogu në qershor, do jetë vetëm një ristartim, por nuk mendoj se do përfundojë deri në fund të këtij vit. Si parashikimin më optimist shoh gjysmën e dytë të vitit 2022, kur Biden do ketë kaluar një vit e gjysmë të mandatit të tij dhe me shpresën se Macron do zgjidhet edhe pesë vite. Duhet parë dhe nëse presidenti Vuçiç do zgjidhet sërish pas zgjedhjeve”, – përfundon ai.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike