Bletaria tërheq turistët drejt Korçës, të huajt të interesuar për rritjen e bletëve
Turistët e huaj kohët e fundit kanë shtuar interesin e tyre për fermat e bletarisë dhe drufrutoreve në bashkinë e Korçës
Një grup me turistë gjermanë kanë vizituar njërën prej fermave me të njohura të bletarisë në juglindje të vendit.
Vet turistët tregojnë se për ta kjo nuk është e panjohur, pasi në Gjermani bletrritja është një profesion me vete por ajo çka u bie në sy është trajtimi ndryshe i fermave shqiptare.
“Unë e njoh fushën e bletarisë, kam vet në Gjermani një të vogël, gjermanët janë të njohur për rritjen e bletëve por ju këtu jeni shumë ndryshe. Kosheret i keni me ngjyra, ju i shtegtoni ndërsa ne jo”
“Unë vij nga Amerika, nuk e njoh fushën e bletarisë por me tërhoqi shumë kur e pashë në guide dhe doja të vija. E provova dhe ishte shumë i shijshëm. Ju në Shqipëri keni plot gjerë për të treguar”
Shkëlzen Alite është përfaqësues i guidave turistike që operojnë në qarkun e Korçës. Ai tha se gjermanëve u bën përshtypje fusha e bletarisë në Shqipëri por edhe argotizmi në përgjithësi.
“Deri më sot janë ofruar këto kultura, ca përfaqëson Shqipëria. Turistët e njohin Shqipërinë dhe duan të shohin gjëra speciale, përveç detit. Edhe agroturizëm është shtuar interesi, gjermanët e mi kanë shumë interes, kur u themi në program se do vizitojmë fermë bletësh janë shumë të interesuar “
Ermal Benga, menaxher i një ferme bletarie shprehet se vitet e fundit është rritur interesi i turistëve të huaj për fermat e këtij lloji
“Po bën rreth 4 vite që turistët kane shfaqur këtë trend te ri, agjencitë e ofrojnë këtë shërbim, shumë turistë vijnë e shohin si funksionon bleta. Produktet dhe nënproduktet e saj, të shohin mënyrën si vilet mjalti, historikun e saj, I bëjmë një koktej me mjaltë autokton shqiptar, edhe në raki mjalti. Janë të impresionuar, kanë interes, vijnë dhe e shuajnë kureshtjen”.
Turistët e huaj kanë shfaqur interes edhe për të vizituar fermat drufrutore, kryesisht mollëve, turistë që bëhen pjesë e procesit të vjeljes së frutit.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona