Terrorizoi banorët duke qëlluar me armë nga banesa, lirohet i moshuari në Korçë
Edmond Naska, 70-vjeçari i cili terrorizoi qytetarët në lagjen numër 16 të qytetit të Korçës, duke u ngujuar në apartamentin e tij dhe duke qëlluar me armë në ajër, ka dalë këtë të premte përpara gjykatës.
Pas vlerësoi të ligjshëm arrestimin, gjykata e Korçës vendosi caktimin e masës së sigurisë Arrest me burg për 70-vjeçarin.
I moshuari akuzohet për dy vepra penale atë të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prishje të qetësisë publike”.
“Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” për këtë shtetas”, thueht në njoftimin e gjykatës.
I moshuari u neutralizua nga forcat RENEA ditën e ngjarjes, të cilët përdorën një taktikë të posaçme, duke e thirrur të dalë në ballkonin e banesës në katin e parë.
Pasi Naska ka dalë aty i paarmatosur efektivët i janë afruar me ngadalë duke e mbajtur nga krahët dhe duke e lidhur tek kangjellat e jashtme të banesës në mënyrë që ai të mos kishte mundësi të merrte armën.
Më pas pjesëtarë të tjerë të RENEA-s kanë ndërhyrë nga dera e banesës duke hyrë brenda dhe duke e arrestuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona