Bletërritësi më i vjetër në Elbasan, rrëfen historinë me prodhimin e mjaltit
Musa Bica njihet në zonën e Elbasanit si bletërritësi më i vjetër në moshë. Një pasion që nisi rreth viteve ‘60, kur vetë Bica bleu kosherët e para primitive për ti kthyer më pas në moderne. Sot 82-vjeç, por sërish pasioni e mban të lidhur me bletët.
“Në vitin ’60 kam blerë 5 koshere bletë dhe i kam kthyer nga primitive në moderne vetë. Llogarite që fëmijë kam filluar dhe kam vazhduar deri më sot që jam 81 për 82 vjeç. Me bletët kam korrur sukses, kam pasur shumë mjaltë. Unë bletët i çoja në Labinot sipër, sot i çoj në Vilan të Polis-it”, theksoi Musa Bica, bletërritës.
Bletërritësi me mbi 8 dekada jetë mbi supe zotëron sot plot 70 koshere me bletë. Mundi për ti mirëmbajtur është i madh, por bashkë me të, bletët kërkojnë edhe përgjegjësi.
“Bleta sot ka nevojë për kujdes të madh kundër varroatozës. Është gabim i madh që bletarët nuk mblidhen t’i kurojnë bletët në një kohë. Aktualisht kam 70 koshere. Kam ndërmend, po të më japë Zoti pak takat, t’i rregulloj se kam koshere të vjetra”, shtoi bletërritësi.
I moshuari rrëfen se përpos lodhjes dhe mundit, suksesi me bletët e ka shtyrë atë ta bëjë këtë punë.
Ai shprehet se: “Prej 65 vjetësh që merrem me bletët, nuk kam pasur vështirësi. Madje, kur merrja mjaltë pa kapele e pa tymuese, i shkundja kornizat fap fap, ua jepja çunave për t’i vënë. Po ishte vapë 40 gradë. Më ruajti Zoti, shyqyr në atë pikë dielli, se jam me të drejtë të Zotit”.
Prodhimi i mjaltit në koshere ka goxha treg, ku dominojnë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Por të prodhosh mjalt cilësor, kërkon përkushtim të përditshëm.
“Sa njerëz kanë ardhur këtu të më kërkojnë mjaltë, por unë s’kam çfarë t’u jap. Kam tre goca në Itali, më kanë bërë kërkesa shqiptarët atje dhe më thonë: “Aman, na sill dhe ne.” Po vapa, sa ka ndikuar te bletët? Ka ndikuar shumë. Këtu tek unë njëherë bëri dëm sepse ma preu komplet pjelljen. Nga vapa ka rënë miza, por prapë unë do t’i çoj në gjendje të mirë, nuk rri pa i ndërtuar atje ku më do shpirti mua”, tha ai.
Edhe në moshën 82-vjeçare, Musa Bica nuk i ndahet pasionit të tij për bletët, duke i parë si pjesë të shpirtit dhe jetës së tij, një shembull frymëzues për bletarinë shqiptare.
Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona
SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
- 11:12 Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona
- 11:00 SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 10:57 Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë
- 10:55 Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik
- 10:47 Rrezikonin të mbyteshin pranë grykëderdhjes së Vjosës, shpëtohen 11 emigrantë nga Lindja e Mesme pasi lëshuan sinjalin SOS