Blinken mbërrin në Kryeministri, takime mes 2 delegacioneve
Antony Blinken pas takimit me të rinjtë në ambientet e Piramidës në Tiranë, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama, i është drejtuar ambienteve të Kryeministrisë.
Sekretari amerikan i shtetit gjatë fjalës së tij te Piramida e vlerësoi zhvillimin e Shqipërisë dhe shprehu falënderimin për rolin dhe kontributin e saj në strehimin e afganëve. Pas këtij takimi, siç ishte parashikuar në agjendë, ai u drejtua për në Kryeministri.
Gazetarja e Euronews Albania, Eskiola Shehu, në një raportim të drejtpërdrejtë tha se pas takimit në kryeministri, pritet të zhvillohet edhe konferenca e cila mund të zhvillohet para orës së parashikuar.
“Jashtë ambienteve ka dalë kryeministri Rama, për të pritur Sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken. Ai pritet të zhvillojë një takim kokë më kokë me kryeministrin Rama, por edhe takime bilaterale mes delegacionit që e shoqëron nga SHBA sekretarin amerikan dhe me disa ministra nga kabineti qeveritar të cilët do jenë së bashku me kryeministrin Rama. Zoti Blinken pritet të largohet rreth orës 19:00. Pas takimit sipas agjendës pritet që në orën 18:10 të mbahet konferenca, por për shkak se jemi para orës së caktuar, dalja nëkonferencë mund të ndodh më herët”, tha gazetarja.
LEXONI GJITHASHTU:
- Blinken vlerëson Shqipërinë nga Piramida: Sot ky vend është i mbushur me energji
- Pas takimit me krerët e drejtësisë në ambasadë, Blinken takohet me Begajn
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 16:44 Kryeministri britanik paralajmëron Trumpin: Interesi kombëtar vjen i pari
- 16:31 Irani dënon sulmet e Ukrainës në Detin Kaspik
- 16:19 Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja
- 16:11 Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia
- 16:01 Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)
- 15:49 U kthye në sensacion të Kupës së Botës, portieri i Kepit të Gjelbër i bashkohet klubit Colo Colo në Kili