Pas takimit me krerët e drejtësisë në ambasadë, Blinken takohet me Begajn

15 Shkurt 2024 | 14:55

Pas vizitës në ambientet e ambasadës amerikane në Tiranë, ku u takua me stafin e diplomatëve, por dhe krerët e lartë të institucioneve të drejtësisë, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, u zhvendos drejt Presiencës.

Rreth orës 14:45 minuta Blinken ka mbërritur në Presidencë, ku po mban një takim me presidentin Bajram Begaj.

Pas këtij takimi Blinken do të marrë pjesë në një takim me të rinj te Piramida me temë  “ Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri”.

Në orën 16:15: Blinken takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Më pas ai do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi mbi Shkëmbimin Akademik Fulbright dhe një Memorandumi Mirëkuptimi mbi Kuadrin për Kundër Manipulimit Informativ të Shtetit të Huaj.

Vizita në Shqipëri do të mbyllet me konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama në orën 18:10.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026