Bllokohen 95 kg drogë në Lezhë, 4 në pranga, sekuestrohen 11 mijë euro

31 Maj 2020 | 09:14

Policia e Shtetit ka goditur këtë të diel një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike. Aksioni antidrogë është zhvilluar në qytetin e Lezhës ku dhe raportohet se janë bllokuar 95 kg kanabis, ndërsa katër persona kanë përfunduar në pranga të policisë.

Sipas uniformave blu, sasia e lëndës narkotike ishte nisur nga qyteti i Vlorës dhe kishte si destinacion qytetin e Shkodrës. Në cilësinë e provës materiale janë bllokuar 3 automjete, 8 aparate celularë dhe 11.000 euro. 

Droga ishte fshehur në bagazhin e një mjeti tip “BMW”, ndërsa shoqërohej me dy mjete të tjera, me qëllim vënien në dijeni në rast konstatimi të pikave të kontrollit nga ana e policisë. 

 Njoftimi i Policisë së Shtetit: 

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjadëri”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë.

Sekuestrohen 95 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 3 automjete, 8 aparate celularë dhe 11.000 euro. Vihen në pranga 4 shtetas. Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se në një automjet po transportohej lëndë narkotike nga Vlora në drejtim të Shkodrës, me qëllim trafikimin, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, organizoi dhe finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Gjadëri”.

Gjatë operacioni u bë i mundur identfikimi dhe lokalizimi i automjetit që dyshohej se mund të transportonte lëndën narkotike dhe në fshatin Gjadër, Lezhë, shërbimet e Policisë ndërhynë duke bllokuar mjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin K. D.

Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, në sediljen e pasme dhe në bagazh, 95 kg lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa

Nga veprimet e shpejta profesionale dhe hetimore rezultoi se mjeti tip “BMW” që transportonte lëndën narkotike paraprihej nga 2 mjete të tjera, me qëllim vënien në dijeni në rast konstatimi të pikave të kontrollit nga ana e Policisë

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në të tre mjetet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11.000 euro. Në vijim të veprimeve, Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit në të cilin u gjet lënda narkotike, shtetasin K. D., 23 vjeç, banues në Shkodër dhe ka bërë ndalimin e shtetasve K. L., 28 vjeç, A. T., 32 vjeç, banues në Vlorë dhe K. T., 50 vjeç, banues në Shkodër, të cilët ndodheshin në dy mjetet që po kontrollonin rrugën. Policia, nën drejtim e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me DVP Vlorë dhe DVP Shkodër, po punon për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje”, sqaron policia.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026