Blushi: Kryeministri Rama përdori Diellën si alibi për të shmangur skemat korruptive

20 Shtator 2025 | 20:42

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë dhe deputeti i saj, Tedi Blushi, komentoi në emisionin Review në Euronews Albania me moderatoren Greta Topjana ndërprerjen e seancës plenare të kësaj të enjte, pas kundërshtimeve të opozitës ndaj prezantimit të ministres virtuale “Diella” nga kryeministri Edi Rama.

Blushi e cilësoi këtë veprim si antikushtetues dhe tha se “Diella është një alibi për t’iu shmangur atyre skemave dhe alibive korruptive që në fakt kanë prodhuar disa figura të cilat sot janë përpara drejtësisë.”

Ai vijoi më tej duke ironizuar qëndrimin e deputetëve socialistë në Kuvend, duke thënë:

“I vetmi impresion si deputet në vend të parë në Kuvendin e Shqipërisë ishte fakti që ‘cërrës së Kaligulës’ iu bashkuan edhe 83 deputetë të PS, që më kujtoi anekdotën ku nga një spital psikiatrik dolën shumë të sëmurë mendorë. E kur mjeku filloi t’i gjente, pa që pas tij ishin më shumë pacientë nga ç’kishin dalë realisht.”

Kujtojmë se prezantimi i ministres virtuale “Diella” u prit me protesta nga opozita në sallën e Kuvendit, ndërsa kryeministri Rama u largua pa mbajtur fjalën e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026