Opozita me të njëjtin skenar? Boçi tregon rrugën dhe aksionin që do ndjekin

18 Shtator 2025 | 22:02

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçjano Boçi tha në emisionin Now në Euronews Albania se opozita do shfrytëzojë çdo hapësirë që i mundësohet në Parlament në mënyrë që jeta politike të mos futet në spiralen, ku sipas tij, synon ta fusë kryeministri.

Boçi theksoi se veç veprimtarisë brenda Parlamentit, opozita duhet të ketë edhe një aksion politik të mirëorganuar, ndërsa nënvijëzoi se propozimi i deputetit Gjin Gjoni është pranuar dhe do të ketë protesta.

‘Në seancat e radhës të Kuvendit opozita do të vazhdojë të ushtrojë atë pushtet që ka, se atë që kishte iu kuizua me ndryshimet e rregullores, kemi pak hapësirë dhe do ta shfrytëzojmë në maksimum se kemi edhe komisionet hetimore, se këtë do të bëjë ai, të krijojë një situatë që ne të mos jemi në sintoni me atë çka kemi ndërtuar si strategji. Kjo bëhet me qëllim që ta fusë në këtë spirale, që ju kaloni kufirin, unë mbyll parlamentin, unë ul dritat. Kush është ky që ulka dritat e Parlamentit?! Do realizojmë ato hapësira që kemi në jetën parlamentare dhe për mos ta future në këtë spirale ku ai dëshiron për qëllimet e veta, sepse do të shmangë ballafaqimin. Por do ketë edhe aksion politik jashtë parlamentit të mirëorganizuar, duhet të jemi edhe pak të strukturuar. Është vendour që do ketë edhe protesta’, tha Boçi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026