Boksieri Hadribeaj: Edhe kur të jem kampion bote, do garoj për Shqipërinë
Boksieri Ermal Hadribeaj tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se gjithmonë do të garojë për Shqipërinë.
Ai u shpreh se edhe kur të jetë kampion bote përsëri do të ngrejë lart flamurin shqiptar dhe nuk do të prezantojë asnjë shtet tjetër.
“Pavarësisht se stërvitem atje unë do të konkurroj gjithmonë për shtetin shqiptar. Nuk është si në Europë që ti konkurron për një shtet sepse të paguan, ke suportin. Detyrimisht nëse të paguan shteti, ti do ta përfaqësosh atë shtet që të ndihmon. Unë dal me flamurin shqiptar. Unë edhe kur të jem kampion bote nuk diskutohet që do prezantoj flamurin shqiptar,” – u shpreh boksieri.
29-vjeçari është kampion i titullit WBC Internacional, WBC Mediterranean dhe WBC North America.
Më 27 korrik, ditën e enjte ndeshet te sheshi “Nënë Tereza” për mbrojtjen e titullit WBC International, të cilin e fitoi edhe në Dubai vitin e kaluar.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë