Boksieri shqiptar: Kundërshtari grek rrezikoi të vdesë në ring

26 Tetor 2022 | 09:03

Boksieri shqiptar, Roberto Bakaj ka treguar një nga momentet më të vështira që ka përjetuar në këtë sport.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Bakaj u shpreh se kur goditi kundërshtarin e tij grek, ky i fundit mbeti pa ndjenja për rreth 10 minuta.

“Unë jam ndeshur dhe falë Zotit nuk kam marrë asnjë lëndim. Por kundërshtarët e mi, mundësisht një grek, ku e kam goditur me të djathtën, ka ndenjur 10 minuta në tapet pa ndjenja. Mjekët ia tërhoqen edhe gjuhën, ishte pa ndjenja. Kisha shumë frikë, thashë se vdiq. Nuk është përgjegjësi, se është sport. Nuk do e doja, nuk ia uroj askujt. Ashtu sikur i ndodhi atij, mund të më ndodhte edhe mua. Në boks nuk i dihet kurrë”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024