‘Bomba’ e Nanos para shkarkimit: 14 kriminelë u arratisën, operacionet ‘shiteshin’

6 Shtator 2022 | 09:10

Vazhdon të mbulohet me mister shkarkimi nga detyra i drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Gledis Nano.

Ndërkohë që një nga pistat që u diskutua gjerësisht është zbulimi nga ana e Nanos i lidhjes së policisë me krimin.

Në një intervistë të dhënë për mediat franceze ai zbulon raste të dekonspirimit të operacioneve të policisë.

Në një intervistë për reportazhin “Hetime Ekskluzive” për kanalin francez Metropole, Gledis Nano ka thënë se gjatë kohës që ishte në detyrë, 14 kriminelë janë arratisur për shkak se ishin të informuar për operacionin.

Gledis Nano u shkarkua nga posti i drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit pas mbledhjes së qeverisë më 31 gusht.

“Shkarkimi lidhet me mos-përmbushjen e objektivave që i ishin caktuar Drejtorit të Përgjithshëm dhe kryesisht me situatën e ditëve të fundit”, u shpreh ministri Çuçi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026