Bonusi i qirasë i pamjaftueshëm, sfida e përditshme e banorit të 5 Majit

7 Shkurt 2022 | 08:25

Për Gjin Nikollin, një nga banorët e zonës 5 maj çdo ditë është kthyer në një sfidë. Ndonëse prej kohësh po kërkon një strehë të re me bonusin e premtuar nga bashkia, 22 mijë lekë të reja janë të pamjaftueshme. Ne vendosëm që ta shoqëronim për të parë shtëpi me qera.

Në zonën ku banon aktualisht, banesat ishin mbi 250 euro, një shifër kjo, shumë larg vlerës së premtuar për familjen me 4 anëtarë.

Në zonën Njazi Meka, gjithashtu banesat kushtonin mbi vlerën që ne po kërkonim. Në zonën e Brrylit, një banesë 2+1 kushtonte 30 mijë lekë.

Jashtë kamerës disa pronarë na thanë se paraprakisht si rregull duhet të paguajmë edhe një qera ekstra për të hyrë në banesën e re.
I prekur nga kjo situatë, zoti Nikolli tregon se ka parë kudo për qera, por janë shumë të shtrenjta.

“Është shumë vështire të gjesh. Mund të jetë rasti i rrallë të gjesh poshtë 200 mijë lekëshit nëse është 1+1. Jeta jonë është e lidhur prej 30 vitesh këtu, kemi shkollat, punën. Ai na thotë se edhe banorë të tjerë e kanë gjetur shtëpinë më shtrenjtë se bonusi i bashkisë”, u shpreh ai.

Bashkia e Tiranës premtoi bonus qeraje për banorët e pastrehë në zonën e 5 majit, ku po zbatohet një nga projektet e rindërtimit. Bonusi varion në bazë të anëtareve të familjes nga 180-270 mijë lekë të vjetra.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022